Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës përmes një njoftimi në Facebook.
Siç thuhet Osmani do të zhvillojë takim me presidentin malazez, Milo Djukanovic dhe gjatë vizitës do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazovic.
”Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.”
”Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit,” thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë. /gazetametro.net