Loading…

Presidentja Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

  • 27/01/2023 | 18:48

Presidentja Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti i saj në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar.


Në këtë takim do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, tha Kupina.

Në këtë takim janë të ftuar nga opozita, shoqëria civile dhe politikanë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës tha se nuk është ftuar në këtë takim.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

Kujtojmë se ambasada amerikane me 31 janar do të mbajë një takim me akterë të ndryshëm, ku do të diskutohen modalitetet dhe format e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë