Loading…

Presidentja greke thotë në Beograd se ka presion ndaj Athinës për ta njohur Kosovën

  • 28/03/2023 | 16:05

Presidentja greke thotë në Beograd se ka presion ndaj Athinës për ta njohur Kosovën

Katerina Sakellaropoulou, presidente e Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Beograd ka deklaruar se ka presion ndaj Athinës për ta njohur Kosovën.


Përkundër kësaj, thotë se “qëndrimi i Athinës është i pandryshueshëm”, por shton se “do të vazhdojnë të luajnë rol konstruktiv në rajon”.

Ajo është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ripërsëritur qëndrimin e Greqisë e që është e kundërta e 22 shteteve të BE-së të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

E në lidhje me presionin të cilën presidentja greke thotë të jetë përballur shteti i saj, e ka pranuar që një gjë e tillë ka ekzistuar gjithmonë, përfshirë edhe tash kur perëndimi është në një kundërshtim të hapur me Kremlinin për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kështu, zbatimi i obligimeve të Kosovës nga aneksi do të kontribuojë në përpjekjet e përgjithshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha presidentja greke, teksa nuk foli për obligimet e Beogradit në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, liderët institucionalë grekë vizitojnë shpesh Kosovën dhe pranojnë vizita të zyrtarëve kosovarë në Athinë.

Po ashtu, Athina e ka një zyre ndërlidhëse në Prishtinë dhe dy vendet kanë raporte tregtare mes vete. Përkundër këtyre faktorëve – njohje nuk ka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë