Loading…

Presidentja e Tajvanit konfirmon praninë e forcave Amerikane në ishull, kërcënimi nga Kina po shtohet çdo ditë paralajmëroi ajo

  • 28/10/2021 | 13:51

Presidentja e Tajvanit konfirmon praninë e forcave Amerikane në ishull, kërcënimi nga Kina po shtohet çdo ditë paralajmëroi ajo

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen ka konfirmuar se trupa amerikane po ndihmojnë forcat e Tajvanit në përgatitjen e mbrojtjes së ishullit nga invadimi i mundshëm kinez, por jo aq sa mendojnë njerëzit shtoi ajo, transmeton Gazeta Metro.


Kina komuniste ka ashpërsuar retorikën duke e kërcënuar Tajvanin muajve të fundit se ata duhen të bashkohen me Kinën me mjete paqësore, duke shtuar edhe kërcënimin siç kishte thënë Presidenti i Kinës, Xi Jinping, por kishte shtuar këtë fjali të çuditshme se “populli i Kinës ka traditë të lavdishme të luftimit të separatizmit”. Shtypja e studentëve kinezë me tanke në sheshin Tianamen nuk do të pajtoheshin shumë se është për t’u lëvduar, e as me milionat e vdekur nga uria për shkak të politikave të çmendura komuniste.

Presidentja e Tajvanit Ing-wen tha se relacionet mes Kinës dhe Tajvanit janë përkeqësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit pasi vizioni i Kinës për rajonin tani është “shumë i ndryshëm” nga siç ishte në të kaluarën i tha ajo televizionit amerikan CNN.

“Kërcënimet nga kina po shtohen çdo ditë”.

Ing-wen i tha intervistuesit nga CNN se trupat e SHBA’së në Tajvan ishin aty për të shtuar “kapacitetet mbrojtëse” të ishullit. Ajo shtoi më tej se ka besim se SHBA do të mbronte Tajvanin nëse Kina vepronte ushtarakisht “për shkak të miqësisë afatgjatë që kemi me SHBA dhe po ashtu mbështetja e popullit amerikan, si dhe Kongresit, dhe administrata ka qenë shumë miqësore”./gazetametro.net

SHBA ka një vit që po trajnon dhe përgatit Tajvanin në fshehtësi për luftë me Kinën komuniste

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë