Loading…

Presidenti Trump dërgon ambasador të ri në Moskë

  • 12/10/2019 | 08:16

Presidenti Trump dërgon ambasador të ri në Moskë

Presidenti Amerikan Donald Trump tha të premten se do të emërojë zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit John Sullivan në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Rusi, transmeton Gazeta Metro.


Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Sullivan do të jetë diplomati më i lartë amerikan në Rusi, në një kohë veçanërisht sfiduese për administratën e Presidentit Trump.

Ky i fundit po përballet me një hetim për ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij për shkak të dyshimeve se ka ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të hetuar kundërshtarin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Presidenti Trump kishte thënë në muajin gusht se po shqyrtonte emrin e zotit Sullivan për postin e ambasadorit në Moskë. Emri i tij u lakua edhe për postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit, një detyrë që iu dha ish të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për çështjen e pengjeve Robert O’Brien.

Zoti Sullivan do të zëvendësojë ish-ambasadorin John Huntsman, i cili dha dorëheqjen në muajin gusht pas dy vitesh në këtë detyrë, mes spekulimesh se do të jetë kandidat për postin e guvernatorit të shtetit të Jutas. Zoti Sullivan ka qenë një diplomat karriere që nga viti 1990. Ai ka shërbyer në poste të ndryshme përfshirë misionet diplomatike amerikane në Ukrainë, Bashkimin Evropian, Korenë e Jugut dhe Honduras. Moska ka qenë në qendër të kritikave të Uashingtonit pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë