Loading…

Presidenti Thaçi: T’i ndalohet hyrja në Kosovë trenit serb

  • 14/01/2017 | 14:45

Presidenti Thaçi: T’i ndalohet hyrja në Kosovë trenit serb

Treni serb që sot paradite është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, duhet të mos lejohet të hyjë në Kosovë. Kështu ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.


Ai përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova respekton lirinë e lëvizjes, por nuk duhet të lejojë cënimin e sovranitetit të shtetit, shkruan gazetametro.net.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme”.

“Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi. Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka thënë presidenti Thaçi.

Treni serb, pritet që të shtunën, rreth orës 18:30 të arrijë në Kosovë. Mbetet të shihet nëse institucionet e Kosovës do të arrijnë të ndalojnë hyrjen e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë