Loading…

Presidenti Thaçi përuron një QKMF në Skenderaj

  • 08/06/2017 | 15:38

Presidenti Thaçi përuron një QKMF në Skenderaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë të enjten në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, me ç’rast tha se ky është një objekt madhështor të cilin e kanë investuar autoritetet edhe komunale, por edhe qendrore.


Ai tha se ky objekt është produkt i një pune dhe angazhimi të institucioneve lokale  dhe institucioneve qendrore.

“Është një objekt që e keni merituar ka kohë, që është investuar me plotë të drejtë. Prandaj, e gëzofshi ju si punëtorë të mjekësisë, autoritete komunale dhe gjithë qytetarët e Skenderajt”, tha presidenti Thaçi.

I pari i vendit tha se ndihet krenar që punëtorët e shëndetësisë në Skenderaj do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më të lehta dhe më cilësore për qytetarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë