Loading…

Presidenti Thaçi nuk po ndalet me konferenca, sot sërish i drejtohet publikut

  • 08/08/2018 | 08:12

Presidenti Thaçi nuk po ndalet me konferenca, sot sërish i drejtohet publikut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohët e fundit i ka shpeshtuar paraqitjet në publik konferencat për media, e një të tillë e ka thirrur për sot.


Zyra e Presidentit nëpërmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se presidenti Thaçi, të mërkurë sërish do të mbajë një konferencë për media.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin presidenca.

Ideja e plasuar në opinion nga presidenti Thaçi për mundësinë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, ka zgjuar reagime të shumta si te spektri politik, po ashtu edhe në opinion.

Liderë të partive politike, analistë dhe pjesëtarë nga shoqëria civile, një ide të tillë po e konsiderojnë si një opsion për këmbim territoresh, apo edhe ndarjen e Kosovës.

Ndërsa, vetë presidenti Thaçi në paraqitjet e tij publike ka demantuar se bëhet fjalë për ndarje, apo këmbim territoresh.

Ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e ka kundërshtuar sot edhe vetë kryeministri Haradinaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë