Loading…

Thaçi e Veseli ngushllojnë Britaninë e Madhe pas sulmit

  • 04/06/2017 | 09:33

Thaçi e Veseli ngushllojnë Britaninë e Madhe pas sulmit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmeve të mbrëmshme në Londër.


“Një sulm shokues në Londër. Lutjet tona janë familjet e viktimave. Mbretëria e Bashkuar është një shtyllë fundamentale e lirisë njerëzor – prandaj është një cak i terroristëve të ulët çnjerëzorë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur kur një furgon i bardhë shkeli këmbësorë, ndërsa drejtuesit e furgonit sulmuan me thika kalimtarët, duke përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Ndërkohë, edhe Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit në Londër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar se sulmi në Londër është sulm për të gjithë ne.

“Sulmi i Londrës do të thotë që ne të gjithë jemi sulmuar. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe njerëzve të Mbretërisë së Bashkuar. #Kosova qëndron në mënyrë të vendosur përkrah aleatëve tanë”, ka shkruar Vesel./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë