Loading…

Thaçi: Dick Marty kishte imunitet andaj nuk e padita për akuzat ndaj UÇK’së

  • 09/10/2017 | 11:08

Thaçi: Dick Marty kishte imunitet andaj nuk e padita për akuzat ndaj UÇK’së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në një debat me temë Përceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”.

“Pas publikimit të raportit unë paralajmërova se do ta padisë senatorin Dick Marty. Por ai kishte imunitet dhe padia nuk do të mund të ndodhte”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Ai ka thënë se “vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike dhe jo si nevojë për drejtësi”.

LEXO EDHE: LIVE| Thaçi: Ka dezinformata të qëllimshme për Specialen

Presidenti ka thënë se, për ta ruajtur partneritetin me aleatët, ka pranuar që ta udhëheqë një proces aspak të lehtë.

Sipas tij, Serbia ka dorëzuar mbi 80 mijë dosje për Gjykatën Speciale, përfshirë edhe raportin e Dick Martyt, të cilat mund të përdorën në këtë proces.

Thaçi ka thënë se kjo gjykatë është një-etnike, vetëm kundër shqiptarëve dhe ajo nuk do të merret me shqyrtimin e asnjërës prej 400 masakrave të kryera në Kosovë nga forcat serbe.

Këto deklarata presidenti Thaçi i ka bërë sot gjatë një paneli të organizuar nga OJQ-të me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë