Loading…

Presidenti Thaçi i përgjigjet Jakup Krasniqit në shtatë pyetjet për dialogun

  • 12/11/2018 | 23:48

Presidenti Thaçi i përgjigjet Jakup Krasniqit në shtatë pyetjet për dialogun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë edhe njëherë se ai është personi i autorizuar nga Kuvendi i Kosovës për t’a udhëhequr dialogun me Serbinë.

Thaçi iu është përgjigjur shtatë pyetjeve të kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’së, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se nuk e ka fare problem t’i përgjigjet në pyetjet e shtruara nga Krasniqi, njofton gazetametro.net.

Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se nga përfundimi i marrëveshjes së dialogut me Serbinë, Kosova do të fitojë njohjen reciproke nga shteti serb, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në INTERPOL.

1.Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje?

“Marrëveshjen duhet ta përgatis komisioni i formuar nga Qeverisa e Kosovës që duhet të plotësohet edhe nga anëtarët tjerë të opozitës”, është përgjigjur Thaçi.

2. A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?

“Përgatitjen e marrëveshjes e bën ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa sa i përket autorizimit nga Kuvendi, unë jam i zgjedhur nga Kuvendi për të qenë President”.

3. A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë?

“Nuk ka dokument iniciues dhe i thërras të përfshihen në këtë proces edhe opozita dhe shqëria civile”.

4.A mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?

“Unë jam i zgjedhur President i Kosovës nga Kuvendi i Kosovës. Kryej obligimin kushtetues dhe ligjorë në përfaqësimin e jashtëm të kosovës. Vendi përfaqësohet nga udhëheqësit e jo nga dy milionë banorë, prandaj edhe bëhen zgjedhjet që vendin ta përfaqësojë një njeri”.

5.Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje?

“Ajo për çka unë punoj është që të ketë njohjë reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe të antarësohet Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke zëvendësuar rezolutën 1244”.

6.Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

“Kjo marrëveshje do të jetë definitive për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe zëvendësimin e rezulutës 1244”.

7.Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?

“Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nëse arrihet të heqet Rezoluta 1244, automatikisht hiqet edhe veto e Rusisë ndaj Kosovës”.

Thaçi po ashtu sot ka folur edhe për takimet që ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, nga i cili ka marrë mbështetje të fuqishme për dialogun me Serbinë.

Po ashtu Thaçi nuk i ka komentuar reagimet e Beogradit për rënditjen e tij në Paris, por ai ka komentuar takimin me presidentin rus Vladimir Putin, ku tha se ai përkrahë çdo marrëveshje që del nga marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë