Loading…

Presidenti Thaçi i gëzohet zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

  • 11/01/2018 | 16:58

Presidenti Thaçi i gëzohet zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është gëzuar zyrtarizimit të gjuhës shqipe në shtetin maqedon, duke e konsideruar këtë si një të arritur të lartë për këtë shtet.


Thaçi ka shtuar se rritja e të drejtave shqiptare në Maqedoni, do të bëhet garant i unitetit qytetar të saj. Ai ka përgëzuar edhe shqiptarët duke quajtur këtë një arritje, shkruan gazetametro.net.

‘Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore’, ka thënë Hashim Thaçi.

Ndërkaq, presidenti e ka cilësuar zyrtarizimin e shqipes edhe si një hap drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i cili sipas tij e forcon bashkëjetesën në Maqedoni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë