Loading…

Presidenti Thaçi flet pas deklaratës së Merkelit për mosndryshim të kufijve

  • 14/08/2018 | 16:11

Presidenti Thaçi flet pas deklaratës së Merkelit për mosndryshim të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel kundër ndryshimit të kufijve, në Ballkanin Përendimor.


Thaçi përmes një postimi në twitter tha se e gjitha çka mbetet është që të binden pesë vendet mosnjohëse si dhe Serbia, që ta njohin Kosovën.

“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, tha Thaçi.

Ndërkohë Merkel, ka thënë se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

“Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjet në këto pyetje shtesë”, tha Merkel./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë