Loading…

Presidenti Thaçi: E vërteta për vrasjen e Ivanovicit do t’i dhembë dikujt

  • 15/02/2018 | 22:59

Presidenti Thaçi: E vërteta për vrasjen e Ivanovicit do t’i dhembë dikujt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbulohen autorët e vrasjes së udhëheqësit të partisë SDP, Olliver Ivanoviq, dhe se e vërteta do t’i dhembë dikujt.


Në një intervistë për televizionin N1, i pari i Kosovës ka vlerësuar se motivet prapa krimit kanë qenë të natyrës kriminale.

“Hetimi rreth vrasjes së Olliver Ivanoviqit po vazhdon, deri më tani nuk ka indikacione për një rast të motivuar politikisht, por informatat e para sugjerojnë motive kriminale, mafioze”, ka thënë Thaçi.

“Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në mënyrë që të marrin informata të duhura”, ka theksuar presidenti kosovar.

“E vërteta do të dalë, ndonëse dikujt do t’i dhembë”, ka paralajmëruar Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, këto janë të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese.

“Nuk mund të them më shumë, institucionet relevante do t’i japin rezultatet e tyre. Megjithatë, mund të bëhet fjalë për struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, ka deklaruar Thaçi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë