Loading…

Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj deputetit Petrovic

  • 20/03/2019 | 14:53

Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj deputetit Petrovic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka dënuar sulmin ndaj deputetit Petrovic, duke thënë se sulmi ndaj tij është sulm ndaj fjalës së lirë, dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur nga populli.

Thaçi ka shtuar se integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë