Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka arritur në Kosovë ku është pritur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pas kësaj pritjeje, do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve.
Në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve, kurse nesër, Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë do të mbajë seancë solemne.