Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka rikujtuar rolin e Mujë Krasniqit për çlirimin e vendit.
Ai ka thënë se Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK’së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.
“18 vjet më pas, sakrifica, veprat e tij dhe të bashkëluftëtareve, janë dëshmi e atdhedashurisë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme.Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar”, ka shkruar Thaçi/gazetametro.net