Loading…

Presidenti pret rezultatet, do të veprojë sipas Kushtetutës

  • 16/06/2017 | 16:16

Presidenti pret rezultatet, do të veprojë sipas Kushtetutës

President i vendit, Hashim Thaçi është duke pritur certifikimin e rezultate të 11 qershorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vepruar më pas në dhënien e mandatit partive politike për formimin e qeverisë.


Në zgjedhjet e 11 qershorit asnjëra parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë, gjë e cila sipas analistëve mund të prodhojë një krizë institucionale ngjashëm si në vitin 2014.

Në këtë situatë është hapur debati që e drejta për formimin e Qeverisë, t’i ipet Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dalë si partia e dytë në zgjedhje, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma , si fitues i zgjedhje nuk arrin të formojnë qeverinë.

E për këtë në Presidencën e Kosovës kanë thënë se presidenti Thaçi pas certifikimit të rezultateve do të veprojë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, shkruan lajmi.net.

“Presidenti nuk mund të ndërmarr veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, presidenti do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës për lajmi.

Në vitin 2014 në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se çështja e mandatarit për formimin e Qeverisë është në diskrecion të Presidentit të vendit. E sipas njohësve të Kushtetutës, kjo do të thotë se i pari i vendit, në bazë të vlerësimit të tij, mund t’ia jap të drejtën për ta formuar qeverinë edhe partisë së dytë e dalë nga zgjedhjet nëse arrin të dëshmon se ka shumicën në Kuvend, pasi paraprakisht fituesi i zgjedhjeve të ketë dështuar për ta formuar Qeverinë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PAN mori 33.98 për qind, duke u renditur si subjekt i parë. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27,12 për qinq. Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25,74 për qind të votave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë