E ka thënë edhe më herët se çështja e murit në veri të Mitrovicës nuk do të diskutohet në Bruksel në takimin me Serbinë. E këtë presidenti i vendit Hashim Thaçi e përsëriti edhe sot, një ditë para se të zhvillohen këto bisedime.
Kjo sipas Thaçit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit.
Sot është edhe dita e fundit e afati të rezolutës së nxjerrë në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e murit. Për këtë, Thaçi tha se si shtet janë shumë të vetëdijshëm, se sot është dita e fundit e atij afati, e cila duhet të respektohet me përpikëri . /gazetametro.net