Loading…

Presidenti polak: Kemi dërguar shumë tanke në Ukrainë

  • 24/05/2022 | 21:08

Presidenti polak: Kemi dërguar shumë tanke në Ukrainë

Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë dhe bëhet fjalë për një numër të madh, tha presidenti polak Andrzej Duda.


“Ne po llogarisim në mbështetjen e komunitetit, që është NATO, dhe po llogarisim edhe mbështetjen e SHBA-së dhe gjithashtu të Gjermanisë”, tha ai gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në prill, kryeministri polak Mateusz Morawiecki pranoi për herë të parë se Polonia kishte dërguar tanke në Ukrainë. Nuk janë dhënë detaje, por raportet e mediave sugjerojnë se ata kanë furnizuar tanke T-72 të periudhës sovjetike.

Presidenti Duda tha se ushtria polake tani po përdorte shumë tanke gjermane Leopard 2.

“Nëse aleatët tanë gjermanë do të na mbështesnin me një grumbull tankesh që do të zëvendësonin ato që i dhamë Ukrainës, do të ishim shumë mirënjohës. Ne kishim një premtim të tillë, dëgjojmë se Gjermania nuk është e gatshme ta përmbushë këtë premtim zhgënjim i madh për ne”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë