Një telegram ngushëllimi për familjen Dehari ka shkuar edhe nga presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ai, ka ngushëlluar familjen për ndarjen tragjike nga jeta e të birit të tyre, Astrit Deharit.
Këtë për “Telegraf” e ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.
“Telegrami është i protokolluar dhe është dërguar në adresë të familjes, sipas protokollit”, thuhet në përgjigjen e tyre./gazetametro.net