Loading…

Mësohet ora kur Thaçi takon partitë politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve

  • 10/05/2017 | 16:51

Mësohet ora kur Thaçi takon partitë politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve

17:50

Presidenti i vendit Hashim Thaçi do të takohet nesër në 08:45 me përfaqësuesit e partive politike, për ta vendosur kështu bashkërisht datën e zgjedhjeve të parakohshme.


Takimi do të jetë i përbashkët dhe do të zhvillohet në ora 08:45 bëjnë të ditur burime të Gazetës Metro brenda presidencës.

Për detaje tjera lidhur rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga koalicioni PDK-LDK mund të lexoni më poshtë. /gazetametro.net

16:51

Pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga koalicioni PDK-LDK, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga nesër fillon takimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.


Burime të Gazetës Metro kanë bërë të ditur që Presidenti Thaçi, ka thirrur në takim Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për në ora 9 të mëngjesit.

Ndërsa në Vetëvendosje dhe në Nisma i kanë thënë Gazetës Metro, se ende nuk kanë marrë ftesë për takim.

Poashtu Thaçi, vetëm pak kohë pas votimit të mocionit nga deputetët për rrëzimin e qeverisë Mustafa, ka nxjerrë dekret me të cilin ka shpërndarë legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, nëse pajtohen edhe partitë politike, data e zgjedhje pritet të caktohet 11 qershori. Kjo mund të ndodhë nëse zgjedhjet shpallen nesër, pasi duhet zënë afatin kushtetues minimal prej 30 ditësh. Në bazë të Kushtetutës, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen më së afërmi brenda 30 ditësh dhe më së largu në afat prej 45 ditësh, shkruan gazetametro.net.

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash, 78 pro, 34 kundër dhe 3 abstenime kanë votuar pro mocionit të mosbesimit për qeverinë e Kosovës, duke e rrëzuar qeverinë Mustafa.

Në bazë të ligjeve në fuqi në vend, Kosova do të duhet të shkojë në zgjedhje me datë 11 qershor.

Ekziston mundësia e datës 18, por kjo datë duket se do të shmanget edhe për faktin se në të njëjtën ditë do të ketë zgjedhje parlamentare edhe në Shqipëri.

Qeveria kështu përfundoi mandatin një vit e gjysmë para afatit të rregullt për zgjedhje nacionale në vend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë