Loading…

Presidenti mohon kritikat ndaj Gjermanisë: Mos m’i atribuoni mua

  • 31/10/2018 | 21:30

Presidenti mohon kritikat ndaj Gjermanisë: Mos m’i atribuoni mua

Pas deklarimeve se Gjermania u kritikua nga ana e tij sa i përket pozicionit për mundësinë e korrigjimit apo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi gjatë konferencës së sotme në Minsk, ka reaguar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.


Thaçi ka mohuar kritikat negative për Gjermaninë, ndërsa ka thënë se ato nuk mund të i atribuohen atij. Siç shkruan ai në FB, Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE.

‘Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk.

Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë.

Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua,’ ka shkruar Thaçi.

Fjalimi i Thaçit:

https://www.president-ksgov.net/sq/fjalime/fjalimi-i-sht-hashim-thaci-president-i-republikes-se-kosoves-dhene-ne-dreken-mireseardhese-te-konferences-se-sigurise-se-munihut-takimi-i-grupit-baze-ne-minsk-republika-e-bjellorusise-31-tetor-2018

Ndërkohë, ishte diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i cili ka reaguar në rrjetin social Twitter në drejtim të Thaçit dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq se patën kritika në drejtim të Qeverisë së Gjermanisë.

“Pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq si shumë negativ’’, është shprehur Ischinger.

“Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë, ka shtuar ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë