Loading…

‘Presidenti i Shqipërisë, Aleksandër Vucic’: Çuditet edhe shefi i OSBE’së në Kosovë

  • 22/12/2019 | 15:50

‘Presidenti i Shqipërisë, Aleksandër Vucic’: Çuditet edhe shefi i OSBE’së në Kosovë

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimorë, në Shqipëri për krijimin e një ‘Mini -Shengeni’ Ballkanik, ka shkaktuar jo pak reagime nga personalitete e qytetar të thjeshtë, të cilëve nuk iu ka pëlqyere aspak, ardhja e Vucicit në Durrës, i cili ditë më parë kishte mohuar masakrat në Kosovë, si dhe mungesa e shtetit të Kosovës në këtë takim ka bërë që Edi Rama të jetë në qendër të kritikave, por këtë lumë kritikash e kanë shoqëruar edhe gafat e mediave, me apo pa dashje, transmeton Gazeta Metro.


Ne mesin e kritikave të shumta që mori Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili priti Presidentin Serb, edhe pse ky i fundit refuzoj ditë me parë masakrën e Reçkaut, ndër të tjera kishte edhe momente që na bënë për të qeshur.

E një ndër këtë momente ishte gafa nga ana e Radio Televizionit Publik, të cilët përderisa po jepnin lajmet për ‘Mini-Shengenin’, poshtë në titra shkruante, ‘Presidenti i Shqipërisë, Aleksandër Vucic’.

Natyrisht që kjo nuk ishte e qëllimshme, por një gabim teknik, që na ndodhë të gjithëve.

Por kjo gafë u bë virale menjëherë në internet, e nuk shkoj pa u vërejtur as nga shefi i OSBE’së në Kosovë.

Kreu i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu, kishte postuar foton ku shkruhej ‘Presidenti i Shqipërisë, Aleksandër Vucic’, me mbishkrimin, “çfarë po ndodhë me RTK’në, këto ditë.”

Natyrisht që kjo ishte edhe një shaka me tepër në boten virtuale, ku kjo foto u shpërnda me të madhe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë