Loading…

Presidenti i ri çek, si ish-zyrtar i lartë i NATO’s, mbështeste krijimin e Ushtrisë së Kosovës

  • 28/01/2023 | 20:00

Presidenti i ri çek, si ish-zyrtar i lartë i NATO’s, mbështeste krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ish-kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, tashmë president i zgjedhur i Republikës së Çekisë në balotazhin e zhvilluar ditën e sotme përballë Andrej Babish, kishte mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës.


Derisa po mbahej në Tiranë mbledhja e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një në një konferencë për mediet, Pavel pati thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e vendit por duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, pati thënë Pavel.

Gjenerali i pensionuar mposhti miliarderin Andrej Babish për President.

Me fletët e votimit nga 97% e pothuajse 15,000 qendrave të votimit të numëruara nga Zyra e Statistikave Çeke, Pavel kishte 57.8% të votave krahasuar me 42.2% për Babish.

Gjithashtu ai mbështeti plotësisht mbështetjen ushtarake dhe humanitare të vendit për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe e sheh të ardhmen e Republikës Çeke të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Nga Kosova presidentja Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Twitter, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës Çeke, Petr Pavel.

Ajo tha se mezi presin që të bashkëpunojnë me presidentin e ri të shtetit çek.

“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se përderisa shteti çek, udhëhiqte me presidencën e Bashkimit Europian në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar, kishin një angazhim të madh që të bënin liberalizmin e vizave për Kosovë, gjë që edhe u arrit nën presidencën e këtij shteti.

Theksojmë se liberalizimi i vizave për Kosovës është i kushtëzuar me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, i cili pritet të hyjë në fuqi me 1 nëntor të këtij viti.

Por edhe nëse nuk hyn në fuqi ky sistem, Kosovës i mundësohet të lëvizin lirshëm në zonën schengen nga 1 janari i vitit 2024.

Osmani uron presidentin e ri çek: Mezi pres të punojmë së bashku

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë