Loading…

Presidenti i Ferizajt thotë se loja ishte fer: Portieri s’ishte i vendosur mirë dhe ka rrëshqitur

  • 28/05/2023 | 23:30

Presidenti i Ferizajt thotë se loja ishte fer: Portieri s’ishte i vendosur mirë dhe ka rrëshqitur

Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Ferizajt dhe Dukagjinit, që ngjalli polemika të mëdha.


Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

Krejt në fund të ndeshjes, Astrit Fazliu realizoi me kokë në minutën e 104-të, pas një reagimi shumë të dobët të portierit të Dukagjinit, Altik Muhaxhirit.

E për krejt këtë ndeshje dhe për golin e shënuar në minutat shtesë, kryetari i Ferizajt, Abazi e ka një sqarim.

Sipas tij, ndeshje ishte fer gjatë tërë kohë, ndërsa tha se portieri nuk ishte i vendosur mirë dhe ka rrëshqitur pasi fusha ishte me ujë.

“Unë nuk kam si mi qujtë këto, loja ka qenë fer gjatë gjithë ndeshjes. Ka pas një shtyerje të lojës për shkak të kohës dhe rrebeshit të shiut, mirëpo besoj që kjo pjesa tjetër e ndeshjes krejt është në rregull dhe është zhvillu ndeshja siç është më së miri.. Portieri s’ka qenë i vendosur mirë dhe ka rrëshqit se fusha ka qenë me ujë”, tha Lulzim Abazi në Sports Show.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë