Loading…

Presidenti fton turqit t’i rrisin investimet në Kosovë

  • 30/12/2016 | 15:31

Presidenti fton turqit t’i rrisin investimet në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar investitorët turq që të rrisin investimet në Kosovë. Këtë, ai citohet ta ketë bërë gjatë vizitës që i ka bërë Odës Tregtare të Ankarasë, ku ndër të tjera ka folur për potencialin ekonomik të Kosovës.


Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit Thaçi ka thënë para 150 anëtarëve të kësaj Ode, se investitorët nga Turqia kanë bërë disa prej investimeve më të rëndësishme në Kosovë.

Këta investitorë sipas presidentit kanë hapur rrugën edhe për investitorë dhe investime tjera.

Presidenti ka shpalosur pos tjerash mundësitë për investime në Kosovë si shtet i ri me potencial të madh, duke u nisur nga mundësitë për investime në bujqësi, energji, xehetari dhe sektorët e tjerë.

Ndërsa gjatë fjalimit të tij në Universitetin për Ekonomi dhe Teknologji “TOBB”, presidenti Thaçi ka pranuar titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin për kontribut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të arritura në zhvillim ekonomik dhe social, për paqe në Ballkan, dialog mes komuniteteve dhe zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka arritur shumë prej se është shpallur shtet i pavarur./gazetametro.net

thaci-me-investitor

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë