Loading…

Presidenca uron ambasadorin e ri amerikan

  • 19/11/2021 | 14:07

Presidenca uron ambasadorin e ri amerikan

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, që u konfirmua në këtë post nga Senati amerikan, dhe i cili ka pranuar më herët një dekoratë nga Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro. 


“Urime për Jeffery Hovenier që u konfirmua si ambasador i ri në Republikën e Kosovës. Mezi presim për të mirëpritur në Prishtinë dhe të zhvillojmë edhe më tej partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së. Bashkë më të fortë”.

Senati këtë të premte ka njoftuar për konfirmimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Jeffrey Hovenier e zëvendëson Philip Kosnettin. Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Europën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë