Loading…

Presidenca e Shqipërisë ul flamurin në gjysmë shtizë në nder të viktimave

  • 26/11/2019 | 14:49

Presidenca e Shqipërisë ul flamurin në gjysmë shtizë në nder të viktimave

Presidenca e Shqipërisë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në nder të viktimave nga tërmeti që ndodhi në mengjesin e sotëm, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ku tha se flamuri kombëtar në institucionin e presidentit do të ulet në gjysmë shtizë për nder të jetëve të humbura.

‘Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë flamuri kombëtar në institucionin e presidentit do të ulet në gjysmë shtizë’, u shpreh presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video.

Tërmeti i sotëm me magnitudë 6.4 ballë ka shkaktuar dëme të mëdha, ku 13 persona kanë vdekur ndërsa numri i të lënduarve ka arritur rreth 600. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1147304815474697/?t=25

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë