Loading…

Presidenca e Malit të Zi, i reagon Kurtit: Demarkacioni me Kosovën ka përfunduar më 2015

  • 25/03/2022 | 15:56

Presidenca e Malit të Zi, i reagon Kurtit: Demarkacioni me Kosovën ka përfunduar më 2015

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit rreth demarkacionit. Nga kjo presidencë kanë thënë se ky demarkacion ka përfunduar në vitin 2015, shkruan Gazeta Metro.


Në një përgjigje për gazetën malazeze Vijesti, kabineti i Djukanovic, ka thënë se demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar në vitin 2015 dhe të dy vendet duhet të shikojnë përpara për një jetë më të mirë për qytetarët e tyre.

“Si fillim, Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja u konfirmua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2018. Në atë kohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez Filip Vujanoviç nënshkruan një deklaratë e përbashkët në shkurt 2018 me të cilën i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen. Parlamenti i Kosovës e ratifikoi një muaj më vonë. Si dy shtete duhet të ecim përpara, të shikojmë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, është thënë nga kabineti i Djukanovic.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja e demarkacionit do të zgjidhet me qeverinë e re malazeze dhe në këtë mënyrë do të “korrigjohet gabimi” i bërë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës duke “dhuruar 8200 hektarë”.

Ndaj deklaratës së Kurtit reagoi edhe Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapic, i cili e quajti provokim të papranueshëm deklaratën e Kurtit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë