Loading…

Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdim

  • 02/06/2021 | 19:33

Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdim

Pas takimeve të shumëta që pati sot me krerët e partive politike, Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdim, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin e presidencën thuhet se në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin AAK-së, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK.

Presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë BE-së për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë