Loading…

Premtimi i radhës nga Haradinaj, tregon nëse do mbesin të pa punë punëtorët e lojërave të fatit

  • 26/03/2019 | 15:35

Premtimi i radhës nga Haradinaj, tregon nëse do mbesin të pa punë punëtorët e lojërave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjës së Qeverisë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërave e Fatit, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj në konferencë ka thënë se pasojat e kqija janë më të mëdha se të mirat sa i përket lojërave të fatit.

Teksa u pyet nga një gazetar se a do të ketë zgjidhje për personat të cilët mbesin pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit, Haradinaj tha se është i gatshëm t’i punësoj të gjithë ata që kanë humbur punën.

“Pasojat e këqija janë më të mëdha se të mirat sa i përket lojërave të fatit. Ne e kemi kry punën tonë, tash e ka Kuvendi pjesën e vet. Sa i përket humbjeve të vendëve të punës të personave të cilët kanë mbijetuar me pagat me punën në lojërat e fatit, ne jemi të gatshëm me i punësu të githë ata që e kanë humbur punën”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë