Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Në kuadër të xhiros së 24, kampioni aktual anglez Manchester City dhe skuadra e Southamptonit janë dy skuadrat e vetme të cilat siguruan tre pikët e plota sot.
Manchester City e mposhti me rezultat solid 2:0 Brentfordin, kurse Southamptoni ka shënuar fitore dramatike me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Tottenhamit, ndeshje kjo në të cilën protagonistë me gol ishte edhe ylli shqiptar Armando Broja.
Ndërkaq, ndeshje e zjarrtë ishte edhe ajo mes Aston Villas dhe Leeds United ku u shënuan plot gjashtë gola, ndërsa rezultati ishte i barabartë 3:3.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Manchester City 2:0 Brentford
Norwich 1:1 Crystal Palace
Tottenham 2:3 Southampton
Aston Villa 3:3 Leeds United