Loading…

Prelvukaj: Lajmi mbi hajdutërinë e deputetëve të Vetëvendosjes, gjë që pritej

  • 04/02/2022 | 11:57

Prelvukaj: Lajmi mbi hajdutërinë e deputetëve të Vetëvendosjes, gjë që pritej

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka bërë një reagim pas skandalit të karburantëve ku janë përfshirë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Prelvukaj ka thënë se ky lajm pritej nga ata që i njohin demagogët dhe pallavraxhinjtë dhe se janë ata që nuk i kanë kuptuar me kohë këtë njerëz që sot po mbesin të befasuar.

Prelvukaj ka thënë se disa njerëzve nganjëherë nuk po u interesojnë të kuptojnë problemin saktë por po besojnë gjjthçka që ju thuhet.

Këtu keni postimin e tij të plotë

“Një ndër arsyet pse nuk jemi mirë, është se shumica demagogët dhe pallavraxhinjtë nuk i lexon me kohë.

Pikërisht keta janë të shokuar nga lajmi mbi hajdutërinë e deputetëve të Vetëndosjës. Për të tjerët, gjë që pritej.

Nuk iu intereson ta kuptojnë problemin saktë por të përrallosin e të besojnë gjjthçka që ju thuhet”, ka shkruar Prelvukaj në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, nga disa të dhëna që janë publikuar dje rreth kompenzimit të shpenzimeve për udhëtime deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mashtruar duke abuzuar me paranë publike. Kjo temë ka ngjallur reagime të mëdha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë