Loading…

Prej të mërkurës erëra të fuqishme dhe reshje bore

  • 02/01/2017 | 16:37

Prej të mërkurës erëra të fuqishme dhe reshje bore

Prej ditës së mërkure Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon se në Kosovë do të ketë erëra të fuqishme dhe reshje të borës.

Këto të dhëna janë dalë nga IHMK për pesë ditët e ardhshme.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martes parashihen të shoqerohen me reshje bore. Reshjet e kohë pas kohëshme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkurja kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK paralajmëron se erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë.

“Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius. Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtësi mbi 13m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë