Loading…

Prej qelisë flet agresori i Salman Rushdie: Ai nuk është njeri i mirë, sulmoi islamin

  • 18/08/2022 | 23:49

Prej qelisë flet agresori i Salman Rushdie: Ai nuk është njeri i mirë, sulmoi islamin

Personi i akuzuar për sulmin ndaj shkrimtarit, Salman Rushdie ka deklaruar se ka lexuar vetëm dy faqe të librit të kontestuar të autorit, “Vargjet Satanike”.


Hadi Matar, 24 vjeç, është vetë deklaruar i pafajshëm nga akuzat me të cilat përballet pas sulmit të javës së kaluar në Nju Jork, ku Rushdie mbeti i plagosur.

Në një intervistë të dhënë nga qelia për “New York Post”, Matar është shprehur se e kishte sulmuar shkrimtarin me argumentin se është një person që ka ofenduar Islamin.

“Nuk më pëlqen ai njeri dhe nuk mendoj se është një njeri i mirë. Ai është dikush që ka sulmuar Islamin, ka sulmuar një besim”, ka thënë agresori.

Matar nuk ka konfirmuar nëse veprimi i tij ishte nxitur nga dekreti i regjimit të ajatollahëve mbi kokën e shkrimtarit, i lëshuar në fund të viteve ’80.

Megjithatë, ai ka theksuar se e vlerëson shumë ajatollahun. “E respektoj ajatollahun. Mendoj se është një njeri i mrekullueshëm, por vetëm kaq do të them për të”, ka thënë 24-vjeçari.

Salman Rushdie e publikoi novelën e tij të kontestuar në vitin 1988, duke shkaktuar zemërim në radhët e myslimanëve, që e konsideronin përmbajtjen e tij si blasfemi.

Më tej në rrëfimin e tij, Matar është shprehur i habitur se si Rushdie i mbijetoi sulmit. Aktualisht ai po mbahet në një burg të shtetit të Nju Jorkut, në pritje të seancës së radhës gjyqësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë