Loading…

Pranoi se kishte spiunuar për rusët: Ish-agjenti i FBI’së gjendet i vdekur në qelinë e burgut

  • 06/06/2023 | 08:17

Pranoi se kishte spiunuar për rusët: Ish-agjenti i FBI’së gjendet i vdekur në qelinë e burgut

Robert Hanssen, 79 vjeç, një ish-agjent i FBI-së, i cili pranoi se kishte spiunuar për Moskën, është gjetur i vdekur në burg.


Hanssen, i dënuar në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh, kishte marrë më shumë se 1.4 milionë dollarë në para, diamante dhe para të paguara në llogaritë ruse.

Ai jetonte në atë kohë në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij. Hanssen, i cili u bë oficer i FBI-së më 12 janar 1976, njihet si spiuni më i dëmshëm në historinë e byrosë, shkruan BBC.

Për shkak të rolit të tij kundërzbulues, ai kishte akses në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal, duke dërguar materiale në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë