Loading…

Prania e KFOR’it amerikan, garanci për sigurinë në Kosovë

  • 28/01/2017 | 21:04

Prania e KFOR’it amerikan, garanci për sigurinë në Kosovë

KFOR’i amerikan është një garanci e stabilitetit në rajon, dhe po ashtu krijimi i ushtrisë së Kosovës do të ndikonte në ruajtjen e paqes në rajon e glob.

Këto i ka thënë vet kryeministri Mustafa, duke ritheksuar se populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan, shkruan gazetametro.net

Sipas tij, lajmet e mira që vijnë nga administrata e re e Trump, janë të nevojshme por edhe të pritura.

‘Populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan në glob’, thotë Mustafa.

“Lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e Presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Tutje Mustafa ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA’në është i bazuar në besimin reciprok.

“Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i bazuar në besimin reciprok ndërmjet njerëzve dhe elitave të të gjitha orientimeve politike, i krijuar dhe sprovuar për dhjetëra vjet me radhë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, sot administrata e Trump bëri me dije që nuk ka ndryshuar qasja politike e Amerikës karrsi Kosovës. Madje, sot ata konfirmuar qëndrimin e KFOR’it amerikan në Kosovë dhe mbështetjen për krijimin e ushtrisë së Kosovës./gazetametro.net

isa-mustafa-565x301

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë