Loading…

Prangosja e kamermanit, Inspektorati Policor nis hetime për rastin

  • 03/02/2022 | 14:55

Prangosja e kamermanit, Inspektorati Policor nis hetime për rastin

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar për rastin e arrestimit të kamermanit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili u arrestua sot në Suharekë derisa po e përcillte një ngjarje.


Në një përgjigje për Gazetën Express, nga IPK’ja kanë thënë se hetuesit do të ndërmarrin veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave dhe sqarimeve tjera në përputhje me mandatin ligjor dhe në koordinim më prokurorinë kompetente”, kanë deklaruar nga IPK’ja.

Policia e Kosovës ka arrestuar Selitajn, derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding.

Sipas gazetares së EO, e cila ishte në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.

“Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.

Selitaj është liruar më pas pas marrjes në pyetje.

Duke folur para mediave pas lirimit, ai tha se si kameraman ka të drejtë ta ushtrojë detyrën e tij dhe se Njësia Speciale është sjellë tepër vrazhdë.

“Unë kam të drejtë me ushtru detyrën time si kameraman, nuk është detyrë e imja me u frikësu prej policisë qëllimi ka qenë me përcjellë ngjarjen. Për njësinë speciale janë sjellë tepër vrazhdë, qëllimi s’ka qenë me na nxjerr neve mediave jashtë. Rezistenca ime ishte me na leju me kry punën tonë me xhiru ngjarjen unë s’pata me policinë, unë vi me xhiru asgjë më shumë ata insistiojshin me dalë jashtë.Në atë insistim kanë reagu tepër shpejtë dhe e konsideruan se po e pengojmë punën e policisë, por trajtimi ka mundur të jetë më adekuat”, tha ai.

Selitaj tha se në stacionin policor në Suharekë policia ka pasur sjellje korrekte.

“Arrestimi ka qenë shumë i shpejt, ndërkaq policia në Suharekë kanë qenë shumë korrekt dhe më kanë trajtu mirë në stacionin e këtij qyteti. Ne si gazetarë dhe kameramanë e kemi për detyrë me xhiru ngjarjen jo me marrë urdhëra shtetërorë”, u shpreh ai.

Arrestimin e tij e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK’ja ka dënuar ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla”, thuhet në reagimin e AGK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë