Loading…

Pranga 32-vjeçarit në Tiranë, mashtronte me pronat

  • 04/12/2016 | 12:14

Pranga 32-vjeçarit në Tiranë, mashtronte me pronat

Mashtrimi me shitjen e apartamenteve ka shënuar këtë të dielë të arrestuarin e radhës, një 32-vjeçar nga Tirana, pas denoncimit të një tjetër shtetëseje nga Tirana.

Bëhet fjalë për E.B, i cili dyshohet t’i ketë marrë një shumë prej 50 mijë eurosh “cash” dhe jo përmes veprimeve bankare, shtetases 38-vjeçare Q.M., me pretendimet se do t’i shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”.

I arrestuari, pasi ka marrë shumën e të hollave nuk ka respektuar marrëveshjen për dhënien e dy apartamenteve, por këto të fundit ua ka shitur personave të tjerë, ka bërë të ditur Top Channel.

Tashmë, autori i këtij mashtrimi akuzohet për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “mashtrim e falsifikim dokumentesh”, në rastin konkret të kontratës, materialet për të cilat i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë