Loading…

Pozitë e opozitë bëhen bashkë për ushtri, kërcënon Lista Serbe

  • 06/10/2018 | 12:42

Pozitë e opozitë bëhen bashkë për ushtri, kërcënon Lista Serbe

Kundërshtimet e Listës Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës vazhdojnë tash e sa vjet, kështu Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që këtë ta bëjë përmes ndryshimeve ligjore.

Pasi Qeveria procedoi në Kuvend pakon me tre projektligje që lidhen me transformimin e FSK-së, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së i votoi projektligjet duke i hap rrugëmbajtjes së seancës plenare.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se është zgjedhur kjo kohë për të finalizuar këtë çështje meqë në këtë mënyrë kjo nuk do të futej për diskutim në dialogun Kosovë –Serbi, dhe se kjo çështje e rëndësisë nacionale nuk do duhej të mbetej në dorë ne Listës Serbe.

Krasniqi e sheh si pozitiv qëndrimin e partive politike në vend lidhur me transformimin e FSK-së, dhe se ky është një prej rasteve të rralla kur partitë politike në Kosovë gjejnë konsensus.

Pozitë e opozitë në Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së u pajtuan për procedimin tutje të pakos me projektligjet e FSK-së dhe të gjithë u zotuan se do të japin përkrahjen e tyre maksimale për të finalizuar këtëçështje kur të shkojë në seancë plenare në Kuvendi ne Kosovës.

Ndërkohë që Lista Serbe, tregoi edhe një herë se kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës.

Deputeti Zoran Mojsinoviq ka paralajmëruar se kjo parti është kundër shndërrimit të FSK-së në ushtri dhe sipas tij, kjo, po bëhet në kundërshtim me rekomandimet e marra nga NATO.

Por, deputeti Rexhep Selimi thotë se tash nuk u duhet përkrahja e Listës Serbe për të bërë ushtrinë.

Ai zotohet se do të kryejnë detyrën që u takon për transferimin e FSK-së, por thotë se mes dy lexime të projektligjeve duhet punuar më shumë, meqë sipas tij, ka mungesa brenda tyre.

Edhe pse transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore dhe jo kushtetuese, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se kjo nuk do të paraqes ndonjë problem për avancimin e Forcës në të ardhmen.

Transformimi i FSK-së në ushtri do të konsolidonte edhe mëtej sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Për transformimin e saj, Qeveria e Kosovës dorëzoi në Kuvend pakon me tre projektligje që përfshin projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërsa për t’u bërë transformimi me ndryshime kushtetuese, siç ishte bërë përpjekje të bëhet disa vjet më parë, nevojiten dy të tretat e deputetëve, dhe po ashtu dy të tretat e deputetëve të pakicave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë