Ka nisur marshi në protestën e thirrur nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës, transmeton Gazeta Metro.
Turmës po i prinë kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.
Protestuesit e kanë nisur marshin nën thirrjet “Albin rrenci” dhe “Poshtë Qeveria”.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një prononcim të shkurtër para mediave ka thënë se duket se protesta është masive.
Më poshtë keni fotografitë. /gazetametro.net