Loading…

Porsche sjell llaptop me vlerë mbi 2000 euro (Foto)

  • 28/02/2017 | 15:32

Porsche sjell llaptop me vlerë mbi 2000 euro (Foto)

Kompania gjermane e prodhimit të makinave Porsche është fokusuar edhe në krijimin e pajisjeve të shtrenjta. Në Kongresin Botëror të Celularëve është prezantuar edhe laptopi i tij.


Laptopi hibrid, ‘The Porsche Design Book One’, mund të funksionojë si tablet, por edhe si ‘Surface Book’ e Microsoftit.

Pajisja ka një ekran 13.3 inç, me procesore Core i7 dhe 16 GB RAM. Në të njëjtën mënyrë si Surface Book, ekrani mund të shkëputet nga pjesa tjetër e laptopit dhe të bëhet tablet. Për më tepër ekrani mund të rrotullohet në 360 gradë.

screen-shot-2017-02-28-at-092147

Veçori të tjera të tij përfshin memorien 512 GB me shpejtësinë SSD dhe një tastierë të zbukuruar.

Laptopi punoni me Windows 10 dhe pritet të dalë në Amerikën në prill.

Duke qenë e fokusuar tek pajisjet e shtrenjta, disa vite më parë Porsche personalizoi smartphone-in BlackBerry Bold 9900, duke i shtuar logon e Porsche, dhe e quajti BlackBerry Porsche Design P’9981, me një cmim 1500 dollarë./gazetametro.net

1488276452porsche

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë