Loading…

Pormovohet në Itali libri ‘Eliksir’ i poetit kosovar

  • 18/05/2017 | 16:35

Pormovohet në Itali libri ‘Eliksir’ i poetit kosovar

Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi, njofton se Poeti kosovar Fahredin Shehu, botoi librin me poezi “Eliksir”, nga Pelicano Libri në Roma, Itali.


Parathënien dhe përkthimin e librit e ka bërë mbesa e shkrimtarit të madh Kolë Jakova, Valbona Jakova e cila jeton në Itali. Libri ka kaluar nëpër duar mjeshtror të poetes Italiane Valeria Raimondi, Poetit Antonino Caponnetto, njofton Drejtoresha e Asociacionit për Kulture Pelicano, Zj. Stefania Battistella. Asociacioni në fjalë ëshët themeluar nga bardi I poezisë Italiane z. Beppe Costa, i cili ndër të tjera shkruan: kemi botuar, pa mjete të mëdha, më shumë se 400 autorë. Disa si (Montalban, Arrabal, Bachelard, Gunder Frank, Sorel, Halimi, Rendón, Popescu, tani edhe Fahredin Shehu) më shumë se i njohur në të gjithë botën.


Valbona me Jakova së bashku me Antonino Caponnetto janë kujdesur për gjerdan vargjesh…përfundon Beppe Costa
Valbona Jakova në parathënien e saj shkruan: Poesia e Fahredin Shehut është një gërshetim i pasur me tema të ndryshme të cilat merren nga jeta e përditshme.


Libri me ISBN 978-88-99615-36-9 ka 90 faqe./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë