Loading…

Populli dënon me votë ‘veteranët’ e Kuvendit të Kosovës

  • Nga

  • 29/06/2017 | 17:11

Populli dënon me votë ‘veteranët’ e Kuvendit të Kosovës

Në zgjedhjet e 11 qershorit, votuesit dënuan me votë disa nga deputetët të cilët përveç se ishin deputetë në legjislaturat e viteve të pasluftës, patën edhe pozita të larta në institucionet e vendit, poste udhëheqëse në qeveritë e kaluara.


Këta deputetë në zgjdhjet që janë mbajtur deri tani në vend kanë marrë çdo herë vota të mjaftueshme për të kaluar pragun, por këtë herë, në zgjedhjet e 11 qershorit, si duket votuesi ka vendosur t’i ndëshkojë ata, dhe në vend të tyre të zgjedh t’i votojë kandidatët e rinj.

Gazetametro.net ju sjell 16 deputetët të cilët ishin pjesë në legjislaturat e kaluara, por që nuk arritën të kalojnë pragun këtë herë.

Duke filluar prej njërit nga figurat më të rëndësishme të PDK’së, Hajredin Kuqi i cili ka arritur të marrë vetëm 7 mijë e 500 vota, që janë të pamjaftueshme për të zënë një vend në parlamentin e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Skender Hyseni i cili ka qenë ministër i disa qeverive nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e fundit ka pësuar shumë keq, sa i përket marrjes së votave. Ai ka arritur të ketë vetëm 2068 vota.

Njëri deputet nga radhët e PDK’së, Shaip Muja i cili ishte pjesë e e legjislaturës së kaluar, këtë herë nuk ka arritur të mbledh vota për legjislaturën e re.

Deputeti i të gjitha legjislaturave, nga radhët e LDK’së, dhe nënkryetari i ‘përhershëm’ i Kuvendit, Sabri Hamiti ka fituar gjithsej 3103 vota, duke u bërë pjesë e listës së deputetëve që nuk kanë arritur as të i afrohen pragut për të hyrë në legjislaturën e re.

Ish ministri i FSK’së, Haki Demolli, në zgjedhjet e fundit ka humbur rreth gjysmën e votave, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. Në zgjedhjet e fundit ai kishte pasur mbi 14 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit ai ka siguruar rreth 6880 vota.

Deputetja veterane nga LDK, Melihate Tërmkolli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Deputetja veterane, më e zëshmja nga LDK-ja në Kuvend, Melihate Tërmkolli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re. Ajo sa ishte pjesë e AAK’së kishte arritur të bëhet deputete, gjithashtu edhe në zgjedhjet e fundit si deputete e re e LDK’së, por në këto zgjedhej njëra nga deputetet më të zëshëm të kësaj partie nuk arriti të kalojë.

Njëri nga njerëzit e më me ndikim në PDK, Nait Hasani është nga ata që nuk ka arritur të futet në Parlament, edhe pse ai ndodhet i pari në listën pritëse të koalicionit PAN, dhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dhe lëshon postin e deputetit, atë e zë Hasani.

Në këtë listë hynë edhe Naser Osmani i cili ishte deputët që nga legjislatura e II-të. Ai në këtë legjislaturë ka dështuar.

Muhamet Mustafa –LDK i cili në dy mandatet e kaluara arriti të fitojë votat e mjaftueshme, këtë herë nuk ia doli.

LDK në këtë legjislaturë nuk do ta ketë as ish ministrin e financave, Ali Sadriun.

Ndërsa deputetët e legjilaturës së kaluar nga radhët e AAK’së si Lahi Brahimaj dhe Ali Berisha nuk kanë arritur të sigurojnë vota për t’u bërë përsëri deputet.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për deputete. Tahiri ka arritur t’i sigurojë vetëm 3 847 vota, kështu mbetet jashtë parlamentit.

Sadri Ferati nga LDK, gjithashtu u dënua në këto zgjedhje, duke marrë vetëm 5,593 vota. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë