Loading…

Politologu i njohur: Mustafa e kurthoi dhe çmontoi Kurtin me votimin e Konjufcës

  • 26/12/2019 | 18:07

Politologu i njohur: Mustafa e kurthoi dhe çmontoi Kurtin me votimin e Konjufcës

Profesori universitar dhe politologu, Ardian Kastrati, ka reaguar pas konstituimit të Parlamentit, duke thënë se sot është dëshmuar se Isa Mustafa i LDK’së ka përvojë të jashtëzakonshme me politikë, pasi që ‘çmontoi’ Kurtin duke e lënë ta votojë Konjufcën për kryetar të Kuvendit, duke bërë një gabim sipas tij, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kurti do t’ia plotësojë kushtet LDK’së, për koalicion.

Shkrimi i plotë:

Se Isa Mustafa ka përvojë të jashtëzakonshme në shumë sisteme politike  e dëshmojë sot në Kuvend. Ai me gjakftohtesi e la Kurtin të gabojë duke ia votuar Konjufcën. Me këtë ia pamundësojë Albinit shkuarjen në zgjedhje për çfarë Kurti ishte i interesuar dhe njëkohësishtë do ta mbajë Kurtin peng për votim të Qeverisë deri sa Kurti të ia plotësojë kushtet që LDK-ja kërkon për koalicion.  Zgjedhje, Isa Mustafa nuk do t’i ofroj Albin Kurtit, së paku jo edhe për një kohë përderisa entuziazmi per VV  do bie. Në ndërkohë Kurti në pamundësi të shkuarjes në zgjedhje do mbetet i ” ngujuar” në Parlament dhe do ketë dy opsione:

1. Do t’ia plotësojë kushtet Isës për President, 2. Do detyrohet të bashkëpunojë me PDK e AAK me shpërnda parlamentin për me shku në zgjedhje.

Asnjë nga këto opsione nuk e entuziazmojnë elektoratin që VV ta votoj furishëm ashtu  siç priste Albini. Ideja e Albinit me i fitu zgjedhjet në mënyrë referendale përfundoi në varrezat e ideve të pamenduara mire.

Kot nuk i thoshin “Shkolla e Kumrovecit” të jep leksion, sepse politika nuk është emocion ashtu siç e merr Albini, por ka një set rregullash strikte që duhet t’i përmbahesh me gjakftohtësi. Isa e çmontojë Albinin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë