Presidenti i ri i Shteteve të Baskuara të Amerikës, Donald Trump nuk do të jetë i interesuar në Ballkanin perëndimor, tha politologu gjerman Zibo Jansen. Ai beson senë këtë rajon forca kryesore do të jetë Rusia.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Jansen tha se ai mendon që Trump do të tërhiqet plotësisht nga Ballkani.
“Kosova nuk është e njohur nga të gjitha shtetet anëtare të BE’së dhe sipas mendimit tim Rusia do të luajë rol shumë të fortë në të ardhmen si dhe do të ketë ndikim.” Tha Jansen, i cili është profesor në Institutin e historisë anglo-amerikane në Universitetin e Këlnit.
Duke folur për zgjerimin e NATO’s, ai ka thënë se vitet e ardhshme do të ndodhë kjo gjë.