Loading…

Politokologu serb: Vucic ka fituar kohë shtesë që të jetë kooperativ rreth Kosovës

  • 31/03/2019 | 16:44

Politokologu serb: Vucic ka fituar kohë shtesë që të jetë kooperativ rreth Kosovës

Politikologu serb Cvijetin Milivojevic ka verësuar se bisedimet me Johanes Hahnin tregojnë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic “ka fituar edhe do kohë” që të jetë kooperativ në aspektin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Me rastin e vizitës së paradokohshme të Hahnit, ai i ka thënë agjencisë FoNet se parashikon se Bashkimi Evropian (BE), e sigurisht edhe OSBE-ja, do t’i mbyllin sytë për palirinë e tubimit dhe palirinë në kuptimin më të gjerë, në mënyrë të Vucic të jetë “hiperkonstruktiv e hiperaktiv në aspektin e Kosovës”.

“Mendoj se në fund kapitulli 33, i cili ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, pra edhe me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medieve, do të jetë problem më i madh se Kosova”, parashikon Milivojevic.

Siç ka aasryetuar ai, “duket se pushteti është më i gatshëm të heqë dorë nga Kosova, me një shpërblim nghushëllues, prej një komune, se sa t’i hyjë seriozisht zgjidhjes së kapitullit 23”.

Ai është i pajtimit në vlerësimet se shpallja e zgjedhjeve në Serbi varet edhe nga “vendimi i Prishtinës për t’i hequr taksat”, më saktësisht nga “vendimi i Uashingtonit, i cili e përcakton politikën e Prishtinës”.

Milivojevic përkujton se Vucic, duke arsyetuar qëndrimin e tij të përmbajtur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme në raport me Kryesinë tjetër të PPS-së, ka thënë se “nuk dëshiron t’ia mbyllë dyert dialogut potencial me shqiptarët, në qoftë se i heqin taksat”, transmeton N1./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë