Loading…

Politikani serb: Na kanë bomarduar pasi Serbia bëri në Kosovë atë që po bën Putin në Ukrainë

  • 21/03/2022 | 10:46

Politikani serb: Na kanë bomarduar pasi Serbia bëri në Kosovë atë që po bën Putin në Ukrainë

Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletic, ka pranuar se Serbia u bombardua në vitin 1999 sepse e bëri për 10 vjet në Kosovë, këtë që po bën Rusia sot në Ukrainë.


Ai tha shoqëria serbe duhet ta ketë parasysh këtë sa herë që e dënon agresionin e NATO-s.

“Unë e dënoj agresionin e NATO-s ndaj Serbisë, nuk është problem, por fillimisht duhet të bëjmë një analizë se pse jemi bombarduar. A filloi lufta në 1999 dhe më pas përfundoi për 3 muaj, apo Serbia e bëri në Kosovë për 10 vjet atë që Putin dhe regjimi i tij po e bëjnë tani në Ukrainë? A do të ishim bombarduar nëse nuk do të ishin Vukovari, Srebrenica, Dubrovniku, Sarajeva, e 6 muaj para bombardimeve edhe dëbimi i shqiptarëve nga Kosova?”, pyeti Vuletiq.

“Së pari duhet të zgjidhet problemi më i madh, e ai është Kosova. Kur ia thyejmë atë atu Rusisë për gjoja mbajtjen e asaj që nuk kemi, çfarë lidhje do të kishte politika ruse me ne? Ne kemi mbetur terreni i fundit i provës së politikës ruse për të treguar muskujt e saj në Ballkan. Jam thellësisht i pakënaqur për këtë. Jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është pakicë në Serbi, por koha do të tregojë se është qëndrimi i duhur”, tha Vuletic.

Sipas tij, duke i marrë parasysh këto rrethana del se Bashkimi Evropian po i jep Serbisë më shumë shanse se që e meriton.

Ndryshe, Vuletic është ndër politikanët e paktë serbë që pranojnë se Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë