Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta dhe kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili janë dy politikanët e vetëm nga Shqipëria që tashmë janë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Ndonëse është përfolur shumë që në këtë ceremoni do jenë edhe disa emra të tjerë, si: Kreu i PD-së Lulzim Basha, Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen, Gjeneral Piro Ahmetaj, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë Blendi Klosi, Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Deputeti i mazhorancës në qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj, kjo ende nuk është konfirmuar, shkruan gazetametro.net.
Nga ana tjetër është kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i cili tashmë gjendet në këtë ceremoni. Ai, këtë e ka konfirmuar edhe me një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Ndërsa i ftuar në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të ndalimit që i ka bërë policia franceze./gazetametro.net